Protesta në Bjellorusi, policia arreston dhjetëra persona

schedule08:18 - 12 Tetor, 2020

schedule 08:18 - 12 Tetor, 2020

Vijojnë prej javësh protestat dhe përplasjet e qytetarëve me policinë në Bjellorusi. Mediat e huaja bëjnë me dije se forcat e sigurisë në Bjellorusi arrestuan dhjetëra protestues të dielën dhe përdorën forcë, përfshirë top uji dhe shkopinj, për të shpërndarë turmat që kërkonin zgjedhje të reja presidenciale.

Nga fotot e publikuara nëpër mediat vendase shikohen oficerë të policisë duke tërhequr protestuesit në furgonë të zi të pashënuar dhe duke rrahur protestuesit me shkopinjtë e tyre, në një tubim që tërhoqi mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit Minsk.

Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike, aleate e ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protesta dhe greva në rrugë që kur autoritetet njoftuan se udhëheqësi veteran Alexander Lukashenko kishte fituar një votim të 9 gushtit me një rezultat të dukshëm.

Që atëherë, njerëzit kanë dalë në rrugë çdo javë për të kërkuar që Lukashenko të tërhiqet dhe të lejojë që të mbahen zgjedhje të reja.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!