Protesta në Banja Lukë pas vdekjes se një të riu serb

schedule15:58 - 6 Tetor, 2018

schedule 15:58 - 6 Tetor, 2018

Një i ri në Banja Luka, kryeqytetin e serbëve të Bosnjës është gjetur pa jetë në në periferi të qytetit. Policia deklaroi se shkak ishte mbidoza, por analizat e dyta e nxorën rastin si të dyshimtë. Babai i viktimës pretendon se është vrarë nga krimi i organizuar. Deklaratë kjo që nxiti protesta të banorëve në zonë.

Tregu kryesor dhe revolta qytetare.  Një rast nxiti një protestë. David Dragiçeviç, ishte student 21 vjeç, kur u zhduk. I ati Davori i ka hyrë drejtësisë për ta gjetur se vdekja megjithatë ishte e dyshimtë. Prej gati 200 ditësh në shesh nën tenda, herë më shumë e herë më pak njerëz. Ka kërcënuar nëse nuk gjenden fajtorët.

Davor Dragiçeviç, babai i viktimës: “Është dëshmuar se djali im nuk ka patur asgjë nga substancat që thoshte policia. Vetëm pas 100 ditësh kjo është cilësuar si vepër penale. Këtu na duhet drejtësi. Kam luftuar për këtë shtet dhe tani përjetova që shteti të ma vrasë djalin. Unë më nuk kam se si të jetoj edhe po të kem një mijë fëmijë të tjerë këtu”.

Kjo protestë u bë problematike për kandidatin kryesor këtu, Millorad Dodik, më shumë ndikim se sa opozita e tij. Bosnja do të futet në një rrugë të re politike, por sërish të panjohur. Progresi është i vogël.

Davor Dragiçeviç: “Nuk besoj tek shteti. Ne duhet ta ndryshojmë pushtetin dhe të na shërbejnë ne dhe nëse jo në qoftë së është nevoja duhet t’i heqim nga pushteti një herë në shtatë ditë”.

Njerëzit si Davor dhe rastet e tilla kanë bashkuar shpesh qytetarët e ndarë në shtetin e përgjakur shumëetnik. Por, shpesh ka mbijetuar urrejejtja dhe një ardhme jo shumë e qartë. Ata thonë se në të ardhmen nuk mbajnë përgjegjësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!