Protesta në Armeni, ushtria kërkon dorëheqjen e kryeministrit

schedule08:21 - 26 Shkurt, 2021

schedule 08:21 - 26 Shkurt, 2021

Ushtria armene ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit pas humbjeve territoriale në luftën me Azerbajxhanin për kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakh-ut. kreu i qeverisë Nikol Pashinian e quajti këtë përpjekje për grusht shteti.

Është e paqartë nëse ushtria do të përdorë forcën për të nxjerrë nga zyra Kryeministrin Pashinian.

Dorëheqja e Pashinian-it u kërkua edhe nga disa figura të opozitës, ndërkohë që në kryeqytetin Yerevan ka pasur protesta masive, përfshirë edhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe të kryeministrit. Policia është kundërpërgjigjur duke kryer arrestime masive të mbështetëseve të opozitës.

Protestat kundër Pashinian-it filluan në nëntor, pas nënshkrimit të armëpushimit me Azerbajxhanin. Marrëveshja i dha fund gjashtë javëve të luftës për rajonin separatist të Nagorno-Karabakh.

Luftimet filluan më 27 shtator dhe përfunduan me ndërmjetësimin e një armëpushimi nga Rusia.Ushtria armene ndërmori sulme ndaj civilëve, ndërsa forcat e Azerbajxhanit shkelën tre armëpushime humanitare gjatë konfliktit 44-ditor.

Pas 30 vitesh, Azerbajxhani ia arriti të çlirojë territoret e pushtuara nga Armenia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!