Protesta, Nazarko: Berisha po tregon paaftësi, kërkon të ushtrojë presion në disa institucione

schedule11:36 - 13 Shkurt, 2023

schedule 11:36 - 13 Shkurt, 2023

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e Abc News, komentoi protestën e opozitës ditën e shtunë. Sipas tij, Berisha po tregon paaftësi për ta përkthyer ndjenjën e pakënaqësisë në veprime konkrete. Sipas tij, protesta para parlamentit synon të kamuflojë problemin e opozitës në numra.

“Berisha po përpiqet që, edhe në presionin e kritikëve publike apo nga brenda partisë së tij, të cilët e kanë akuzuar për një protestë të dobët, që të demonstrojë teorinë të revolucionit që vazhdon. Është një studiues i Enverizmit dhe Marksizmit dhe kështu synon që të afirmojë këtë ide të revolucionit permanent me akte që zhvillohen jo në një ditë te vetme por të pandërprerë.

Sipas kësaj qasjeje, do të etiketohen disa institucione dhe për këtë arsye ka zgjedhur parlamentin. Në protestën bëri një lëvizje që preku disa institucione. Sot synon të zhvillojë një protestë, një mënyrë për të kamufluar problemin që ka opozita me numra. Zhvillimi i protestës para parlamentit kamuflon dhe minimizon praninë e protestuesve.

Berisha po tregon paaftësi për ta përkthyer në akte konkrete që e shtyjnë qeverinë të reflektohet.“, tha ai.  I pyetur nga moderatorja Elisa Gjerani për faktin se protesta po mbahet në një ditë ku është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, Nazarko tha:

“Berisha do të japë idenë e dikujt që nuk dëgjon dhe respekton këto nderime që vijnë nga qeveria. Për këtë arsye dhe për të konfirmuar idenë e revolucionit permanent.  Në një kuptim prishet solemniteti i asaj seance që synon të nderojë kujtimin e viktimave në një vend mik. Po përpiqet të ushtrojë presion mbi disa institucione që mund t’i krijojnë probleme me karakter penal.

Por gjithashtu, që të theksojë krizën që ka kapur qeverinë, kryeministrin për hetimin e McGonigal.“, tha Nazarko.


/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!