Protesta e të shtunës e Sali Berishës, jo vetëm deshtoi të rrëzonte qeverinë. Ajo deshtoi në numra pjesëmarrjeje, deshtoi në kreativitet. Militantët, të drejtuar nga dhuna prej djalit të Fahri Balliut, fillimisht u morën me kazanet e plehrave, pastaj iu vërsulën ish-shtëpisë së Enverit në Ish-Bllok, tashmë një prej atraksioneve më të mëdha të turizmit historik në vend.
Gazetari Fatos Mahmutaj tha se Berisha bazat e tij i ka mbi krim dhe dhunë, dhe vepron mbi kanun dhe ligjet e shpellarëve. Ai shtoi se sot Berisha gjen momentin t’i vërë shkopinjtë nën rrotë qeverisë shqiptare.
“Berisha në fillim ka hyrë tek njëri nga krerët më të lartë të partisë komuniste dhe përmes Hysni Kapos përdori djemtë e Enver Hoxha. Enveri nuk ka pasur asnjëherë besim te Berisha. Berisha zgjidhte gjithmonë t’u ngjitej djemve të Enverit.
Berishën e tolerojnë qytetarët dhe policia duke mos e ndaluar. Berisha bazat e tij i vendos mbi krim dhe mbi dhunë. Në ’96, kur e pa të dobët ambasadoren amerikane, u qëllua makina e saj. Do të ishte një njollë turpi mbi shqiptarët dhe Shqipërinë. Momenti më i flliqur në politikën e Berishës ishte kur gjeti momentin që ambasadorja ishte vetëm dhe e qëlluan.
Berisha në ’96, kur mendonte se ishte i superpushtetshëm, bëri këtë, ndërsa tani niveli i tij është të shkojë tek rrënojat e Enverit. Atë grup e ka hedhur Berisha; asnjë nga militantët nuk bën gjë pa lejen e Berishës. Nuk e di si nuk e marrin në përgjegjësi penale këtë lloj të veçantë politikan që ka kaluar limitet e dhunës, që vepron mbi kanun dhe ligjet e shpellarëve.
Sot bota është në luftë. Berisha gjen momentin t’i vërë shkopinjtë nën rrotë qeverisë shqiptare.”


