Protesta/ Mesila Doda: Rrezik që opozita të kalojë në disidencë

schedule16:30 - 9 Janar, 2022

schedule 16:30 - 9 Janar, 2022

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda me anë të një postimi në rrjetet sociale është kthyer tek protesta e ndodhur ditën e djeshme para selisë së PD-së. Doda shprehet se dhuna dhe gazi ndaj demokratëve që po protestonin ishte ç’njerëzore.

Për Mesila Dodën dhuna u përdor nga mbështetësit e Bashës që ishin Brenda selisë dhe jo nga protestuesit të thirrur nga Sali Berisha.

Mes të tjerash Doda është ndalur edhe tek ndërhyrja e policisë, ku këtë akt e ka cilësuar si të rëndë.

Postimi i Mesila Dodës:

Disa te verteta qe nuk mund te rri pa i thene per protesten e djeshme…

-Mos flisni me per dhunen e protestuesve se eshte turp… simboli i asaj proteste ishte Fatmir Merkoci qe hipi ne shkalle per te folur e vene flamurin e PD dhe mori gaz mbytes e karrige kokes si qerasje

-Dhuna dhe gazi ndaj demokrateve ishte cnjerezor. Ai qe u hodh nga brenda selise dhe ai qe u hodh nga forcat e policise, ndaj eshte e turpshme te flitet sot per profesionalizem te forcave te policise. Mqs kane pafytyresine te genjejne e te thone qe nuk ishte gaz ai qe u hodh, di te them qe kjo eshte te marresh shqiptaret per idjot… demokratet u trajtuan ne shtepine e tyre ashtu siç i trajtoi Llesh Kimiku dy vjet me pare

-Futja e policise mes demokrateve ishte akti me i rende ne keto vite demokraci. Zyrtarisht kjo shenon krizen e demokracise shqiptare ku opozita u perthith nga pushteti…

Ka shume per te reflektuar por sot ekziston rreziku qe opozita te kaloje ne disidence.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!