Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha dhe policia shpërndajnë protestën/ Mbi 11 të lënduar dhe 20 të ndaluar pas përfundimit të protestës

schedule21:40 - 24 Janar, 2026

schedule 21:40 - 24 Janar, 2026

TIRANË- Molotovë dhe gurë në drejtim të uniformave blu, kjo është pamja para kryeministrisë pasi Berisha përfundoi fjalimin. Protesta e thirrur nga Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje të militantëve të PD-së me efektivët e Policisë.

Si pasojë e sulmeve me molotovë dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, janë lënduar 13 persona, dy protestues dhe 11 efektivë policie. Nga këto të fundit 5 janë paraqitur në spital për trajtim mjekësor.

Një nga efektivët me plagë djegie, i cili pasi ka marrë trajtimin te shërbimi i djegie plastikës është larguar në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa efektivi tjetër vijon të jetë nënkujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, pasi është lënduar në krah nga sendet e forta të përdorura nga protestuesit drejtë policës.



Edhe pse militantet e PD të cilët hodhën molotovë dhe sende të forta u fshehën pas maskave të vendosura dhe pas pankartave, policia ka arritur të identifikojë disa prej tyre. Pas trazirave të krijuara mbi 20 persona janë shoqëruar nga forcat e policisë.

Tashmë grupi hetimor po analizon provat në vendin e ngjarjes, ndërsa forcat e policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!