Protesta më 2 mars, Luan Rama: Po vjen dita e gjykimit, qeveria produkt i krimit

schedule09:07 - 25 Shkurt, 2020

schedule 09:07 - 25 Shkurt, 2020

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, zëvendës kryetari i Lëvizjes për Integrim, Luan Rama ka folur për protestën e thirrur nga Presidenti me dy mars. Si pas tij një pushtet i ndërtuar nga krimi e shtyn veten drejt krimive të tjera.

“Po vjen një ditë që quhet dita e gjykimit. Dy marsi lidhet me faktin e keqqeverisjes në Shqipëri, 5 vitet e fundit të qeverisjes ku u shfaq në mënyrë masive kultimivi i drogës, apo kultivimi në përkujdesje nga ana e shtetit për drogën. Një pushtet i ndërtuar mbi bazë kriminale e shtyn veten krim pas krimi. Qeveria në mënyrë absurde ka tentuar të kapë pushtete që nuk janë të qeverisë në  bazë të Kushtetutës, për ti komanduar në funksion të interesave kriminale që janë produkt i qeverisë por edhe qeveira është produkt i tyre”, tha Luan Rama.

Më tej ai theksoi se vendi është në një situatë konflikti.

“Reforma zgjedhore për shkak të vullnetit të opozitës e cila bëri një hap pas për të krijuar kushte për tu ulur në tyrezën e dialogut duhet të ecte paralel me të, gjithashtu duhet të kishte ecur puna edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në një situatë konflitki institucional. Presidenti thotë unë kam të drejtë, Kuvendi thotë unë kam të drejtë, këtë e zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese, por e cila nuk është funksionale”, tha Rama./abcnews.al