Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve bazë, ka nxitur reagimin e qytetarëve. Fillimi ishte protesta e djeshme në Tiranë, protestë e cila, sot është përhapur në disa qytete të Shqipërisë.
Rritja e çmimit të karburantit detyroi disa qytetarët të Vlorës të bllokoni për disa minuta qarkullimin e mjeteve pranë zonës së Skelës. Ata debatuan me drejtuesit e mjeteve dhe me efektivët e policisë që ju kërkuan të lirojnë rrugën.Rruga e Kombit në Rrëshen u bllokua nga shoferët.
Një tjetër protestë u zhvillua dhe në qytetin më të varfër të vendit në Kukës. Qytetarët i kërkuan ulje të çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore. Në protestë morën pjesë dhe drejtues të mjeteve të transportit që thanë se prej rritjes së çmimit të naftës u detyruan të rrisin atë biletës.
Lexo edhe: Protestuesit e Tiranës përplasen me policinë, futen në mes Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
Edhe në Shkodër një grup studentësh dolën në protestë. Thanë se preken direkt nga rritja e çmimit të naftës dhe për këtë fajtor bënë qeverinë.
Protesta ka pasur edhe në Dibër, Lushnje e Sarandë. Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga një valë protestash për shkak të rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve bazë.
Protesta e zhvilluar dje si duket ka dhënë efektet e para. Çmimi i naftës në tregjet e shitjes me pakicë ka pësuar një ulje me rreth 17 lekë gjatë së enjtes por në disa pika tregtimi ulja është më e vogël.
Lexo edhe: Nga Tirana në Shkodër, dhjetëra protestues shoqërohen në komisariat
Ekspertët theksojnë se shtrenjtimi i naftës në Shqipëri është e lidhur më së shumti me spekulime. Ata sugjerojnë që të ndërhyhet në nivelin e taksave dhe institucionet të monitorojnë zhvillimet.
/abcnews.al