Protesta masive në Pakistan/ Mbi 1,000 protestues janë arrestuar

schedule21:43 - 27 Nëntor, 2024

schedule 21:43 - 27 Nëntor, 2024

Pakistani ka arrestuar 1,000 mbështetës të ish- kryeministrit të burgosur Imran Khan pas protestave masive për lirimin e tij.

Të paktën gjashtë persona – katër oficerë të sigurisë dhe dy civilë – humbën jetën në përleshjet gjatë protestave që filluan të dielën. Të martën, mijëra mbështetës të Khan marshuan drejt qendrës së Islamabadit duke kërkuar lirimin e ish-liderit.
Ndihmësit e Khan akuzuan, pa ofruar menjëherë prova, se qindra njerëz kishin pësuar plagë nga plumbat gjatë skenave kaotike gjatë natës në zemër të Islamabadit, ndërsa policia shpërndau protestuesit të udhëhequr nga gruaja e Khan, e cila kishte thyer bllokadat e sigurisë. Ata gjithashtu aprovuan se mijëra njerëz ishin arrestuar. /abcnews.al