Protesta masive kundër qeverisë në Tel Aviv, 10 të arrestuar

schedule10:26 - 24 Mars, 2024

schedule 10:26 - 24 Mars, 2024

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Tel Aviv, sipas mediave. Demonstruesit protestuan duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe shkarkimin e menjëhershëm të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha sot se është e qartë se ekziston një konsensus ndërkombëtar se çdo sulm tokësor në qytetin e Rafah në Rripin jugor të Gazës do të shkaktonte një fatkeqësi humanitare.

Guterres foli me gazetarët në aeroportin Al-Aris të Egjiptit pranë pikës kufitare Rafah, pas kërcënimit të përsëritur të Izraelit për të nisur një operacion të madh ushtarak në qytetin Rafah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë vrarë më shumë se 170 persona të armatosur të Hamasit dhe kanë kapur 800 të dyshuar për terrorizëm gjatë një operacioni kundër grupit palestinez në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës.

IDF tha se trupat izraelite gjetën gjithashtu infrastrukturën që i përkisnin grupeve terroriste dhe depo armësh gjatë operacionit në spitalin Al Shifa, i cili filloi të hënën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!