Me mijëra qytetarë kanë dalë përsëri në rrugët e Bjellorusisë, duke protestuar kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, ndërsa janë përplasur me policinë.
Kjo e fundit raportoi se janë arrestuar 140 persona.
Disa u tallën me Lukashenkon në ditëlindjen e tij të 66-të, dhe brohoritën “gëzuar ditëlindjen, o mi”.
Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive që nga zgjedhjet e 9 gushtit, që besohet gjerësisht se janë manipuluar.
Lukashenko, i cili ka në pushtet 26 vjet, ka thënë se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe mohon mashtrimin elektoral. /abcnews.al

