Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar sot në Tiranë kundër rritjes së çmimeve ku u shoqëruan në polici disa qytetarë që bllokuan rrugët. Berisha shprehet se dënon dhunën që sipas tij efektivët kanë ushtruar ndaj protestuesëve.
Postimi i Berishës:
Stop terrorit çnjerëzor antikushtetues te narkoshtetit ndaj protestuesve paqesor! Te dashur miq, protesta madhështore e dhjetëra mijëra qytetarëve të Tiranës dhe Durresit kunder narkoqeverise per rritjen e papermbajtur, spekullative te çmimit te naftes dhe ushqimeve u shoqerua nga dhune dhe terror antiligjor, antikushtetues, çnjerezor i narkopolicise se Kreut te Meduzes. Dhjetera e dhjetera qytetar u ndaluan, u futen ne furgonat e policise dhe u ndryne ne komisariatet e narkopolicise.
Nderkohe qe sipas ligjeve dhe kushtetutes se vendit, pengimi ne ushtrimin e te drejtes per tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar, duke perdor dhunen fizike ndaj protestueseve, shoqerimi i tyre me dhune, ne parlament eshte veper penale dhe denohet deri ne tre vjet burgim. Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen banditeske ndaj protestuesve paqesor, krekoj ndalimin e menjhershme te ketyre akteve antikushtetuese qe dhunojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut.
/abcnews.al