Protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivisti: Qeveria të marrë masa

schedule17:58 - 9 Mars, 2022

schedule 17:58 - 9 Mars, 2022

Mesazhet kundër rritjes së çmimeve kanë qenë të qarta në protestën e zhvilluar para kryeministrisë. Mes protestuesve të pranishëm zërin e ka ngritur edhe avokati Adriatik Lapaj. Ky i fundit tha se vendet e tjera kanë marrë masa për rritjen e çmimeve, ndërsa qeveria jonë sipas tij nuk e ka bërë një gjë të tillë

Në vendet e tjera janë marrë masa. Po rendis masat e marra sot nga qeveritë e vendeve të përgjegjshme. Vuçiç në Serbi. Nafta 1.5 euro. Në Maqedoni sot është vendosur çmimi 1.5 euro. Në Kosovë në shtetin më të ri të Europës është vendosur se shitësit të kenë një fitim jo më shumë se 4% të vlerës.

Në Greqi qeveria ka paketë për shtresat në nevojë dhe pritet një paketë e plotë brenda javës. A keni parë ndonjë masë nga republika e Shqipërisë për krizën në fjalë. Kjo është protestë për çmimet. Për xhepat tanë”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!