Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta kundër qeverisë në Kubë

schedule08:27 - 12 Korrik, 2021

schedule 08:27 - 12 Korrik, 2021

Kuba është përfshirë nga protesta anti-qeveritare në disa qytete, të cilat po përjetojnë krizën më të rëndë ekonomike në 30 vite. Protestat e organizuara kryesisht përmes mediave sociale, filluan të dielën në mëngjes.

“Poshtë diktatura”,  brohorisnin disa mijëra protestues në San Antonio de Los Banos, një qytet i vogël me 50,000 banorë rreth 30 km larg nga Havana.

Presidenti Kuban dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste Miguel Dias-Canel udhëtoi për në qytet, i shoqëruar nga aktivistë të partisë që brohorisnin “Rroftë Kuba dhe” Rroftë Fidel.

Pandemia e ka zhytur Kubën në një krizë më të rëndë ekonomike. Çdo ditë, kubanët janë të detyruar të presin radhë të gjata për të marrë ushqim dhe gjithashtu po përballen me mungesa të ilaçeve, gjë që ka shkaktuar trazira të mëdha shoqërore.

Vështirësitë financiare kanë bërë që autoritetet të ndërpresin energjinë elektrike për disa orë gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Protestat u zhvilluan në ditën kur Kuba vendosi një rekord të ri në numrin e rasteve ditore dhe viktimave, me 6,923 raste (238,491 që nga fillimi i pandemisë) dhe 47 viktima në 24 orë (1,537 në total).

Të shtunën, një grup kundërshtarësh i bënë thirrje qeverisë për krijimin e një “korridori humanitar”, një iniciativë që qeveria e hodhi poshtë. Autoritetet kanë denoncuar  “fushatën” që kërkon të “paraqesë një pamje të kaosit të plotë në vend që nuk pasqyron situatën aktuale”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!