Protesta kundër masave të qeverisë britanike, 155 të arrestuar në Londër

schedule08:23 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:23 - 30 Nëntor, 2020

Sipas Associated Press, 155 persona u arrestuan nga policia britanike në protestën kundër vendosjes së karantinës për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit gjithashtu kanë kundërshtuar edhe bërjen e vaksinës, duke shfaqur skepticizëm në thirrjet dhe pankartat e tyre. Sipas raportimit të policisë londineze, protestuesit janë arrestuar për shkak të ofendimeve dhe sulmeve ndaj forcave të rendit dhe për mbajtje droge.

Protestuesit, shumë prej të cilëve nuk mbanin maska, marshuan në Londër, duke thirrur “Liri” dhe duke mbajtur pankarta me shënimin “ jo më karantinë”.

Britania e Madhe në fillim të këtij muaji, miratoi një sistem të ri të bllokimit të vendit bazuar në numrin e të infektuarve. Masat e reja sipas kryeministrit britanik Boris Johnson do të përfundojnë me datë 2 dhjetor.

Pjesa më e madhe e vendit, përfshirë Londrën ndodhet nën masa të rrepta izolimi, si ndalimi i grumbullimeve familjare dhe mbyllja e bareve dhe e restoranteve.

Në total, që prej fillimit të pandemisë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 1 milion e 605 mijë të infektuar dhe 58 mijë të vdekur, duke u pozicionuar në vendin e shtatë në listën e e vendeve më të goditur në botë nga covid-19./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!