Protesta kundër masave anti-covid në Bruksel, kërkohet dorëheqja e qeverisë

schedule15:56 - 31 Janar, 2022

schedule 15:56 - 31 Janar, 2022

Rreth 2 mijë manifestues në rrugët e Brukselit kanë kërkuar heqjen e kufizimeve anti-Covid në vend. Organizatorët e protestës gjithashtu bënë dhe një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë aktuale për keq menaxhimin e pandemisë. Ata u shprehën se në këtë shoqëri nuk mund të përjashtohen njerëzit, sepse qeveria aplikon norma si certifikata e gjelbër.

Protestuesit thanë se njëkohësisht po mbrojnë dhe kushtetutën e vendit sepse masat aktuale shkelin liritë personle të individit. Në krahasim me herën e fundit manifestimi i rradhës ishte paqësor dhe kishte më pak pjesëmarrës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!