Protesta kundër Lukashenkos, më shumë se 300 të arrestuar në Bjellorusi

schedule13:35 - 30 Nëntor, 2020

schedule 13:35 - 30 Nëntor, 2020

Më shumë se 300 protestues kanë rënë në pranga e policisë në Bjellorusi, pasi morën pjesë në protestat masive kundër Alyaksandër Lukashenkos.

Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna.

Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur “mjete speciale” kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava. Ndërkohë më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët.

Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që kur zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale më 9 gusht i siguruan Lukashenkës një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkos.

Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!