Protesta kundër luftës në Ukrainë, qindra të arrestuar në Rusi

schedule16:36 - 27 Shkurt, 2022

schedule 16:36 - 27 Shkurt, 2022

Protestojnë kundër luftës në Ukrainë, mbi 900 qytetarë të arrestuar në Rusi, momentet kur përplasen me policinë (FOTO)

Mbi 900 qytetarë që protestojnë kundër luftës në Ukrainë, janë arrestuar nga policia  në 44 qytete në Rusi.

Që kur filluan protestat katër ditë më parë, numri i  të arrestuarve kundër luftës në Rusi shkon në mbi 4,000 .

Protestat sot në Rusi përkojnë me përvjetorin e shtatë të vrasjes së politikanit opozitar, kritikut të Putin, Boris Nemetsov.

Një nga vendet më të mëdha ku është protestua, është Shën Petersburg-u. Siç shihet në pamje te publikuara, policia përplaset me protestuesit dhe i shoqëron ato.

Demonstruesit në Moskë janë arrestuar sot në një memorial të improvizuar pranë vendit të Kremlinit ku u qëllua Nemtsov.

Një nga vendet më të mëdha të demonstratave është në Shën Petersburg , ku fotografitë tregojnë policinë duke ndaluar disa nga disa mijëra protestues që janë mbledhur në qendër të qytetit.

Aktivistët kanë thënë se nga 24 deri më 26 shkurt, më shumë se 3,000 rusë u arrestuan për protestat, në të cilat kundërshtonin luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!