Protesta kundër grushtit të shtetit në Sudan, 5 viktima

schedule15:59 - 14 Nëntor, 2021

schedule 15:59 - 14 Nëntor, 2021

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në protestat pro-demokracisë në Sudan, sipas Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanezë. Grupi tha se katër protestues vdiqën nga plagët e shkaktuara me armë zjarri dhe një i pestë nga asfiksimi për shkak të gazit lotsjellës gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.

Dhjetëra persona protestuan kundër grushtit të shtetit në të gjithë vendin.  Sipas raporteve 39 policë u janë plagosur gjatë përplasjeve. Dhuna vdekjeprurëse vjen disa ditë pasi krijimit të qeverisë së re të udhëhequr nga ushtria.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan u emërua kryetar i këshillit të enjten. Udhëheqësi i grushtit të shtetit kishte shpërbërë tashmë krahun civil të marrëveshjes së qeverisë për ndarjen e pushtetit, arrestoi udhëheqës civilë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar.

Ata kanë protestuar vazhdimisht që atëherë, duke kërkuar që qeveria ushtarake të tërhiqet dhe të lejojë një tranzicion paqësor në sundimin civil. Protestat e së shtunës vazhduan, pavarësisht nga prania e madhe e sigurisë. Demonstratat u mbajtën në solidaritet edhe jashtë vendit, duke përfshirë  Parisin dhe Berlinin.

/abcnews.al