Një orë pas tubimit të dhunshëm, ku protestuesit dëmtuan hyrjen e selisë së qeverisë dhe në prag të marshimit të radhës që është paralajmëruar po sonte, te Kryeministria janë marrë masat duke u vendosur mbrojtëset metalike te dyert. E njëjta procedurë që ndodhi gjatë protestave të opozitës.
Mbrëmjen e sotme protestuesit e mbledhur fillimisht te ministria e Brendshme dhe që më pas u drejtuan për te Kryeministria shkatërruan hyrjen, ndërsa më pas u drejtuan te drejtoria e policisë së Tiranës duke bërë të njëjtën gjë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj pas vrasjes ditën e djeshme të të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie./ db/Abcnews.al