Protesta/ Kreu i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në terren për planin e masave

schedule11:57 - 11 Shkurt, 2023

schedule 11:57 - 11 Shkurt, 2023

TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj eshte pare ne terren.

Policia e Shtetit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e protestës, nga bllokimi i rrugëve, tek vendosja e rreth 1000 efektivë në terren. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka dhënë një afat sa mund të zgjasë kjo protestë.

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh në studion e AbcNews  se kauza e opozitës për “McGonigal” nuk qëndron, pasi kjo është një çështje që i takon drejtësisë amerikane.

“Kauzat personale janë kauza të dobëta. Ka shumë arsye për të protestuar në këtë vend, por çështja e MCGonigal, që Rama nuk është i pandehur dhe është një fabul e komplikuar dhe shqiptari i mesëm humbet me lehtësi dhe kjo është një akuzë që po synohet të krijohet një balancë mes liderëve, se Berisha po mundet të tregojë se siç kam unë një problem me SHBA të pakthyeshëm, ashtu edhe Rama me amerikanët. Opozita sot pas dhjetë vitesh ka akumuluar një listë çështjesh, nuk është e vendit që të ngrihet një qytetar nga Saranda për një gjyq që ka nisur në Amerikë. Duhet pritur, por ne nuk dimë të presim”, tha ai./abcnews.al