Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha pas protestës së studentëve se pushteti e ka kuptuar mesazhin.
Megjithatë, Vuçiç vlerësoi se shumica e qytetarëve nuk duan “revolucion me ngjyrë”, shkruan RTS.
“Ne e kuptuam mirë mesazhin dhe do të duhet të ndryshojmë veten, megjithëse shpresoj që disa të tjerë e kanë kuptuar që qytetarët nuk duan revolucione me ngjyra. Është e rëndësishme që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë dhe studentët të kthehen në universitete”, tha presidenti.
Ai ftoi studentët që të analizojnë me kujdes tre kërkesat e para pa presion dhe të shohin se ato janë përmbushur.
“Serbia fitoi, ne arritëm të ruanim paqen dhe të merreshim me shumë gjëra që fshiheshin pas gjithçkaje,” tha Vuçiç.
Për mua është e rëndësishme që arritëm ta mbrojmë Serbinë”, shtoi ai./abcnews.al