Mentor Kikia ditën e sotme, ka komentuar në Mbrëmje Abc me Mirela Milorin, protestën e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Gazetari thotë se ka informacione të sakta se organizuesit e protestës janë pedagogë kryesisht që njihen publikisht për qasjet e tyre pranë opozitës. Për Kikinë kjo është një përpjekje e kotë e opozitës e cila kërkon të ngrejë një vatër tjetër proteste.
“Protesta e sotme nuk ka asnjë lidhje me protëstën e studentëve të dhjetorit. Ajo protestë përfundoi me aq sa ishte, u diskutuan plus minuset e saj. kjo e sotmja është një përpjekje e partisë demokratike dhe LSI për të ngritur edhe një vatër tjetër të protestës në komunitetin e studentëve, ne fakultete partitë kanë forumet e tyre. ajo është një protestë që me organizimin e saj janë marrë pedagogë që njihen publikisht për mbështetës të PD apo LSI”, tha Kikia./abcnews.al