Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e PD-së/ Gjyli: Përdorimi i të miturve, shqetësues dhe me impakt negativ

schedule20:41 - 11 Shkurt, 2026

schedule 20:41 - 11 Shkurt, 2026

TIRANË– Protesta e zhvilluar nga Partia Demokratike është shoqëruar me akte dhune dhe përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit, duke çuar në disa arrestime.

E ftuar në emisionin “Real Story”, politologia Arseja Gjyli u shpreh se shqetësuese ishte fakti që të miturit u vendosën në vijën e parë të protestës.

Sipas saj, protesta ka kaluar nga një tubim i paralajmëruar si paqësor në një tubim ku janë përdorur mjete të dhunshme, përfshirë molotovë.



“Kjo ka qenë një nga momentet kritike. Jemi në pikën me 22 të arrestuar, 4 prej tyre janë konsideruar të mitur. Të miturit janë vendosur në vijën e e parë të protestës dhe kjo është shqetësuese.

Nuk mund të vendosën fëmijët poshtë 18 vjet, që të vendosën në ballë të protestës. BE dënon përdormini e të miturve  në protesta. Nga tubimi paqësore, kaluan në tubim me përdorim me molotovë.

Kemi përdorimin e të miturve në protestë dhe kjo e jep një impakt shumë negativ dhe mënyra se si orientohet opozita kundrejt aksioneve politike, ku numri po vjen në rënie”, tha ajo.” u shpreh Gjyli/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!