Gazetari Fatos Mahmutaj e cilësoi protestën e sotme të opozitës me bllokimin e rrugëve pa “anë e udhë”. Në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, Mahmutaj u shpreh se Sali Berishës nuk do t’i hiqet non grata e vendosur nga SHBA, pavarësisht përpjekjeve që ai mund të bëjë.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë shqiptare duhet t’i kërkojnë SHBA dosjen që vulosi non grata-n e Berishës, dhe të bëjnë atë që maqedonasit bënë për pak orë me rastin e Artan Grubit.
“Kjo nuk ka anë e udhë. Që të bllokohen qytetarët për hallet personale të Berishës me SPAK dhe DASH. Sali Berishës nuk ia heq hallin e tij personal, non gratën, edhe sikur të bllokojë të gjitha rrugët e Shqipërisë. DASH nuk ia heq non gratën. Berisha është non grata dhe i mbetet SPAK dhe institucionet ligjzbatuese t’i kërkojnë SHBA dosjen për të cilën e shpallën non grata. Të bëjnë minimalisht atë që maqedonasit e bënë brenda 12 orësh. Është vendim me prova, dosje e kopsitur mirë dhe për këtë shkak Berishës i është plotësuar dosja, dhe më pas është shpallur non grata. Shteti shqiptar duhet të kërkojë dosjen amerikane dhe SHBA do të ketë vullnetin dhe të dërgojë dosjen. Berisha të shkojë atje ku e ka vendin. “, u shpreh Mahmutaj./abcnews.al