Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e PD/ Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

schedule23:34 - 10 Shkurt, 2026

schedule 23:34 - 10 Shkurt, 2026

TIRANË- Protesta e Sali Berishës zgjati më pak dhe kishte më pak pjesëmarrje se ajo e dy javëve më parë. Por fishekzjarrë dhe molotovë kishte boll për të shkaktuar mbi 19 të lënduar mes policëve.

Sali Berisha i quajti ata banditë, megjithëse mes civilëve i vetmi i lënduar ishte një operator, edhe ai nga radhët e operatorëve, për shkak të një molotovi të protestuesve. Berisha testoi sërish durimin e militantëve, që ishin përgatitur për “kilometrin e fundit”, duke caktuar datën e protestës tjetër më 20 shkurt.

Simbolike, në përkim me rrëzimin e bustit, por edhe një ditë pas firmës së Ramës në Uashington për Bordin e Paqes, përkrah presidentit Trump.



Ish-gardisti, Paro Laçi, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Sali Berisha kërkon t’i sjellë rrëmujë dhe zallamahi Shqipërisë, duke mbajtur protesta të dhunshme.

Sipas tij, Berisha është personi i vetëm në vend, që kërkon persona të vrarë në protesta.

“Në gjithë këtë zallamahi që Berisha kërkon t’i sjellë Shqipërisë, ka njerëz që i besojnë atij. Ka njerëz që paguhen që të bëjnë ato rrëmuja.

Ai kërkon ta djegë Shqipërinë, por fat i madh është fakti se nuk ka mbështetje. Berisha duhet të ikë nga PD, sepse nuk është pronë e tij. Ai është një diktator, që nuk po hap krahun dhe po e mban peng PD.

Ai kërkon të shkatërrojë Tiranën, të shkatërrojë institucionet dhe duke e bërë këtë mendon se do të shpëtojë vetën. Ai është personi i vetëm në Shqipëri, që kërkon të vrarë”, tha ai.

Avokati Idajet Beqiri theksoi se Berisha është njeriu më i korruptuar në planet. Sipas tij, ai zotëron një pasuri më shumë se 4 miliardë dollarë, dhe kjo pasuri shtoi ai është e qytetarëve shqiptarë.

“Kemi të bëjmë me personin më të korruptuar në planet, Ai zotëron një pasuri që është shumë më e madhe se 4 miliardë dollarë. Çdo njeri që vjen në atë protestë paguhet dhe pagesa është e majme. Ai përdor paranë e grabitur nga shqiptarët.

Nga ky njeri ne do të kemi dhunë, dhe kjo dhunë u pa sot. Sa herë ecën Shqipëria ecën, Berisha ndez zjarrin për ta djegur. Saliu do të vrasë prapë, sepse SPAK i ka thënë se me 21 janarin e ke litarin në fyt.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!