Protesta e pazakontë e aktivisteve të klimës, dy gra ngjisin veten pas dinosaurit 66 milionë vjeçar

schedule15:54 - 31 Tetor, 2022

schedule 15:54 - 31 Tetor, 2022

Dy aktivistë të klimës, anëtarë të organizatës “Brezi i fundit”, u ngjitën me një skelet dinosauri të ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Berlin. Madje një grua kishte me vete edhe fëmijën e saj 5 vjeç.

Dy gratë, sipas një përfaqësuesi të muzeut, përdorën vaj canola për të ngjitur trupin e tyre në skeletin e dinosaurëve 66 milionë vjeçar. Për 45 minuta punonjësit e sigurisë i kanë kërkuar të largohen, por më pas ka ndërhyrë Policia dhe i ka arrestuar.

“Kam frikë nga zjarret në pyje, nga mungesa e ujit, nga uria dhe nga lufta”, tha gruaja që mbante fëmijën për dore.

Në të njëjtën kohë, një grua tjetër, e cila megjithatë nuk i përket të njëjtës organizatë, derdhi një bojë të kuqe mbi pikturën “Cloën” të Henri Toulouse-Lautrec, e cila është e ekspozuar në Galerinë e Vjetër Kombëtare në Berlin dhe e u ngjit në murin pranë tij. Ajo kishte shpërndarë më parë fletëpalosje për klimën për vizitorët e muzeut.

Që tani e tutje, pas sulmit të fundit në një pikturë të muzeut të Potsdamit, hyrja në muzetë e Berlinit do të lejohet vetëm nëse vizitorët dorëzojnë çantën dhe pallton e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!