Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se opozita ka zgjedhur bllokimin e këtyre pesë nyjeve kyçe në kryeqytet për të krijuar kolaps. Për ABC News, ai tha se sot është më e vështirë për shkak të motit të keq.
“Policia e shtetit ka bërë detyrë që për shkak të së drejtës që opozita, apo kushdo, është në anën e ligjit për hapjen e rrugëve. Por njëkohësisht të krijojë mbarëvajtjen të aktiviteteve që një opozitë ka të drejtë të bëjë.
Çdo opozitë është në objektivin e saj që të realizojë maksimizimin e forcave të saj pjesëmarrëse por këtu jemi në një moment, që në kushtet e këtij moti të vështirë, edhe në normalitet janë problematike, sollën bllokimin e saj në mënyrë që të bëjë kolaps.
Zogu i Zi, pallati me shigjeta, sheshi Wilson është i bllokuar, rruga te bashkia është bllokuar, këto pozicione janë strategjike që krijojnë pamundësi të qarkullimit të mjeteve. Është e vështirë të gjesh rrugë alternative për shkak të këtyre nyjeve të bllokuara. Sot, edhe po të mos kishte bllokim rrugësh, bllokohen për shkak të densitetit.”, u shpreh Softa.
/abcnews.al