Janë lënë të lirë 8 të arrestuarit për protestën e 5 marsit, për të cilit prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Lirimi i tyre u bë nga gjykata e Tiranës me arsyetimin se nuk ka prova bindëse për atë çfarë akuzoheshin.
Me brohoritje u prit vendimi i lirimit nga gjykata e Tiranës të 8 të protestuesve të opozitës të ndaluar pas manifestimit të 5 marsit para parlamentit. Gjyqtari i çështjes, Llazar Sallakur rrëzoi kërkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar më herët masë shtrënguese atë të “arrestit me burg” për të arrestuarit .
Për avokatin e të ndaluarve Artan Murrizi asnjë personat që ai mbron nuk ka kryer vepra penale por kanë protestuar paqësisht. Në përfundim të procesit gjyqësor, deputeti i dorëhequr i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, theksoi se kërkesa e prokurorisë ishte e bazuar në bindje politike e jo në prova./abcnews.al