Protesta e të premtes, përballë bashkisë së Tiranës, nga mbështetësit berishes dhe metes ka zgjatur vetëm 30 minuta.
Pjesemarrja ishte shume e pakte dhe jave pas jave militantet e opozites po i largohen ketij tubimi
Ashtu si në protestat e mëparshme, mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës, u vunë flakën disa gomave, të cilat I kishin zhvendosur larg forcave të zjarrfikëses dhe policisë, në mënyrë që këta të fundit të mos hidhnin ujë për të shuar flakët.
Ndryshe nga me pare munguan shishet me molotov, por drejt policisë dhe godinës së bashkisë u hodhën dhjetra vezë dhe shishe plastike. Pas mbylljesë së protestës, eksperte te krimeve mblodhën provat në vendin ku u dogjën goma, ndërsa policia, pritet të identifikojë edhe personat që u vunë flakën./abcnews.al