Protesta e opozitës, mungon “krahu” i Alibeajt

schedule12:27 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 12:27 - 6 Dhjetor, 2022

Grupi Parlamentar i PD-së i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, nuk ka marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga protesta.

Teksa liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor ndodhen në Tiranë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dalë në rrugë.

Demokratët nuk janë prezentë as në Samit, pasi ky i fundit është një takim në nivel qeveritar.

Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në zonën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, përballë ish-Hotel Dajtit.

Një pjesë e tyre janë duke thirrur “Rama ik!”, ndërsa Berisha dhe Meta kanë lënë selinë e PD-së dhe po shkojnë drejt protestuesve për t’iu bashkuar protestës.

Gjatë samitit të sotëm të vendeve të BE-së me shtetet e Ballkanit pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, ku njëra prej tyre lidhet me uljen e tarifave të Roamingut për qytetarët e këtij rajoni kur përdorin celularët në shtetet e BE-së. /abcnews.al