Pas mbarimit të fjalës së kreut të PD Sali Berisha, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të kryeministrisë.
Policia bëri të mundur shpërndarjen e protestuesve me ujë, teksa bën thirrje që të largojnë fëmijët nga protesta.
Opozita zhvillon këtë të enjte, 20 shkurt, protestën e radhës kombëtare. Tubimi mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara kryeministrisë.


