Protesta e opozitës, Lleshaj: Sot bëmë dallimin mes tyre dhe nesh

schedule16:35 - 16 Shkurt, 2019

schedule 16:35 - 16 Shkurt, 2019

Pas mbylljes së protestës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi në rrjetet sociale dhe falenderoi efektivët e Policisë së Shtetit. Sipas tij sot është bërë dallimi mes atyre protestave ku përgjigjeshin me zjarrin e armëve dhe qeverisë së sotme që armë kanë durimin.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tonë kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot”, thotë Lleshaj.

 


/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!