Kjo e dielë e Sulltan Novruzit i gjeti demokratët mes festës dhe protestës. Ashtu sic ishte paralajmëruar, Berisha u nis nga selia e PD me një grup mbështetësish dhe militantësh drejt Kryeministrisë.
Grupi i zjarrit kreu sulmin e parë me molotov në Lumin Lana, për të vijuar më pas me fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të Kryeministrisë. Sakaq, Policia ka ndërhyrë me autobotë uji në drejtim të qytetarëve.


