Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha se policët në protestën e opozitës u goditën me eksploziv artizanal dhe jo molotov.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti shpjegoi përse i konsideron eksploziv artizanal, ndërsa nënvizon se këto bomba artizanale të rrezikojnë edhe jetën.
“Policët u goditën me eksplozivë, jo molotovë. Ishin, eksploziv artizanal, duhet ta heqim termin molotov sepse nuk është molotov klasik. Ato që pamë janë në familjen e eksplozivëve. Shpërthimin e ka në nivelin e eksplozivit dhe bën një diametër të madh të përhapjes së flakës, por ka edhe valë goditëse. Vala goditëse që çon këto copat dhe një polici i është futur 10 centimetra brenda në këmbë dhe duhet të operohet. Unë nuk do ta konsideroja më molotov, por një bombë artizanale e intensitetit të moderuar. Pas hedhjes së këtyre atëherë policia nisi me përshkallëzimin e të gjithë veprimeve të saj dhe më agresive”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se nuk ka pasur përdorim të snajperit apo pushkë me plumba gome, duke shtuar se policia u tregua plotësisht brenda standardeve në tubim.


