Protesta e naftëtarëve, Hajdari: Po kërkojnë vetëm rrogën për punën që kanë bërë, qeveria hesht

schedule12:44 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:44 - 17 Shtator, 2020

Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë naftëtarët e Ballshit, të cilët kërkojnë vetëm të marrin rrogën për punën që kanë bërë.

Hajdari ka thënë se është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se naftëtarët janë detyruar të protestojnë sepse nuk ka kush ti mbrojë, deputetët heshtin, qeveria hesht, por edhe një opozitë që është jashtë parlamentit edhe ajo hesht dhe kjo është skandaloze.

LEXO EDHE: Tensionohet situata në protestën e naftëtarëve para MIE, shoqërohen disa persona

“Ju e dini shumë mirë se kjo nuk është një histori e re por një histori që i përket prej 30 vitesh vendit ton. Kemi njerëz të lodhur dhe që nuk marrin pagat e tyre dhe kemi një pjesë tjetër që të palodhur janë mësuar që të shfrytëzojnë. Këto njerëz sot nuk gjejnë zgjedhje pasi deputetët, qeveria dhe opozita jashtë parlamentit heshtin. Para se të ndodhte privatizimi i ARMOS duhet të kuptoni se dhe pse ishte një korrupsion galopant dhe kishte 2 herë më shumë punëtorë, jo vetëm që paguante punëtorët që ishte pagë dy fish arrinte të paguante dhe palën e tretë.  Ata me të drejtë kërkojnë rrogat e tyre. A ka ndonjë procedim për këta persona nuk paguajnë punëtoret. Një grup të pangopurish që jetojnë si sheik,  ndërsa ata që kërkojnë pagat procedohen,” ka thënë Hajdari.e.su./abcnews.al