Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë këtë të enjte ka reaguar në lidhje me protestat e fermerëve të Lushnjës.
Krifca në fjalën e saj është shprehur se ajo ka negociuar me fermerët dhe janë negociata për të gjithë kërkesat e tyre.
Ndër të tjera ajo është shprehur se problemet e tyre janë të pasqyruara tek buxheti i vitit 2022.
“Kam qenë në Lushnje dhe kam kontaktuar me fermerët dhe dialogu nuk ka munguar, por ato kanë pretendime për paketën fiskale që janë të propozuara në buxhetin e vitit 2022. Jemi në dialog të vazhdueshëm për të pasur një bujqësi më të qëndrueshme që i qëndron problematikave të kohës, jemi në një kah dhe jo në një kah të ndryshe”, ka thënë ministrja. /abcnews.al

