Protesta e fermerëve, çfarë u diskutua në takimin me Ramën, 6 kërkesat e tyre: Rumbursimi më shumë se 9 milion $

schedule19:41 - 25 Nëntor, 2021

schedule 19:41 - 25 Nëntor, 2021

Javën e ardhshme kryeministri Edi Rama do të presë në zyrën e tij një përfaqësi të fermerëve për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre. Vendimi është marrë gjatë takimit të sotëm në Kuvend, ku kreu i qeverisë u takua me disa prej tyre që ishin mbledhur për të protestuar jashtë godinës së seancave plenare.

Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka i ftuar në “Radarin Informativ” ka treguar se në takimin e Ramën, fermerët kundërshtuan versionin se janë 9 milion dollar nga heqja e subvencioneve, pasi sipas tij janë 5-fishi i kësaj shume.

“E vetmja gjë është që ramë dakord për tu takuar dhe për të diskutuar argumentet tona. Ne u mblodhëm për të mos miratuar buxhetin dhe paketën fiskale. Por kryeministri tha të miratohen dhe do flasim.”

“I treguam të vërtetën tonë. E kundërshtuam në sasinë e fondeve që janë të vogla dhe masat ekstreme që janë rritur imputet bujqësore dhe qeveria i shton edhe 10%. Nuk ishin dakord me fondin 6%. Se ka zëruar kompensimin dhe e ka çuar në 9 milion dollar. Kjo nuk është e vërtetë., Se është 5 fishi i kësaj shifre. Kemi propozuar një skeme që favorizon qarkullimin e produkteve.” tha Sharka.

“Buxheti përfiton po aq sa kërkojnë fermerët. E para subvencionet nëprmjet faturës tatimor. Merrnim 6 %. Duke marrë subvencion për çdo prodhim merr edhe tvsh. Shkon në formalizimin e bujqësisë. I bie 180 milion euro që fiton nga formalizimi. Që po të formalizohet buxheti fiton këto të ardhura. Ne kërkojmë 70 milion subvencion. Eksportuesit po ashtu. Se po u mbyllën pika e grumbullimit nuk kanë ku të shkojnë. Kanë kërkesa të përbashkëta. E katërta është laboratorët për imputet bujqësore. Se ne hedhim pleh për vite me radhë pa e ditur së çfarë është. Kemi probleme se ka kontamimin herë pas here. Të rregullohet me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.” tha Sharka.

Çfarë kërkojnë fermerët?
1- Të subvencionet direkt fermeri jo më pak se 10 lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore.
2-Eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga drejtoria e doganave pa procedura burokratike.
3- Barazimi i TVSH-së shitje me TVSH-në e blerjes.
4- Masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022 për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore të pezullohet.
5-Qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore, të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kushdo.
6- Të rregullohet me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!