Dhuna para bashkisë, tre të arrestuar/ Tiranë, Balliu dhe Blushi, në ndjekje penale

schedule11:11 - 20 Prill, 2024

schedule 11:11 - 20 Prill, 2024

Tre persona u arrestuan nga policia pas protestës së dhunshme që u mbajt të premten përballë bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë dhe Rithemelimi.

Në pranga përfunduan Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, për përdorim të lëndëve piroteknike pasi hodhën molotov në drejtim të efektivëve të policisë. Ndërsa 35-vjeçari Franc Kaloshi, u arrestua për dhunë ndaj punonjësve të policisë. Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policies.

Për Klevis Balliun, Tedi Blushin dhe 2 të tjerë hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë, ndërsa 8 në kërkim janë shpallur edhe 8 persona. Po kështu pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë së Tiranës të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Një ditë më parë edhe ambasadat e vendeve të huaja të vendosura në Tiranë I dënuan aktet e dhënës duke përgëzuar edhe reagimin e punonjëseve të policisë për menaxhimin e situatës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!