TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se ish-kryeministrit Sali Berisha lidhet me çështje personale dhe familjare, ndërsa e akuzoi atë për përshkallëzim të qëllimshëm të protestave.
Sipas Beqirit, Berisha e sheh veten të “mbyllur në të gjitha rrugët” për çështjen e 21 janarit.
Beqiri theksoi se përdorimi i mjeteve të tilla përbën, sipas tij, “vrasje të mbetur në tentativë” dhe se një prokurori serioze duhet të ngrejë akuza.
Ai ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë penale, duke theksuar se akuzat nuk duhet të kufizohen vetëm te ekzekutorët, por edhe te organizatorët e mundshëm të protestave.
“Halli i Berishës, është hall personal, është hall i familjes. Ai e shikon që të gjithë ato vrima që të dilte për 21 janarin iu mbyllën, Iu mbyllën me hetimin që po bëhet këtu, apo me çfarë tha Strasburgu apo Gjykata e Lartë, por dhe me shterimin që i bëri vetë ai 21 janarit, sa doli e tha po, është krim shtetëror.
Vetëm sa nuk e ka thënë se kam bërë unë. Këto proteste po i bën dhe po i përshkallëzon me mendimin se në 20 shkurt, ai mendon se mund të bëjë dhe një grusht shteti si në 1998, jo në ato përmasa se nuk ka armët, por armë janë dhe këto që u përdorën.
Një prokurori serioze, kur ti përdor mjete të tilla, këto janë armë, këto të vrasin realisht. Kemi të bëjmë me vrasje të mbetur në tentativë. Duhet të ngrejë akuzën prokuroria. Problemi është se ndaj kujt i ngrënë, këto i ngrenë ndaj ekzekutorëve, por kjo nuk është normale. Ai u përgatit dhe ka një organizator”, tha ai.


