Protesta e çmimeve, qytetarët të revoltuar: S’ka varfëri? Qeveritarët të dalin në terren

schedule18:43 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:43 - 18 Tetor, 2021

Fjalime me tone revolte janë mbajtur nga qytetarët në protestën e zhvilluar ditëm e sotme kundër rritjes së çmimeve.

Në fokus të fjalimeve të qytetarëve ka qenë varfëria, papunësia, largimet nga vendi etj.

Ne s’jemi vend i varfër por jemi vend i vjedhur. Nëse Rama do zgjidhje mund të heqë dorë nga korrupsioni nga paurimi i miqve të vetë dhe të bëjë detyrën”, tha një qytetare.

Nuk munguan thirrjet për kryeministrin që të dalë në terren dhe të shohë varfërinë.

Kam ardh nga Shkodra me thënë 2-3 gjëra. Shkodra është këtu, për një arsye madhore. Shkodra është e lodhur nga politikanë akvistë që punojnë vetëm oër qeverinë dhe partinë, jo për qytetarë. A ka më rëndë se kur qytetarët shkojnë në bashki të bëjnë një rrugë dhe përgjigjen ta bëjnë ata që u kanë dhënë votat. Që 1995 merrem me biznes, zoti Rama ti the se këtu te ne nuk ka varfëri. Unë të bëj thrrje hajde nga lagjja jonë që ka pensionistë që I tërheqin këmbët zvarrë. Kanë ikur gjithë të rinjtë dhe të rejat. Politika është leva më e shpejtë që sjell transformim, nëse nuk sjell ajo është propagandë. Braktiseni propagandën. Sot ju them se duhet të jeni pjesë active e politikës për të transformuar veten dhe kombin. Boll ikje nga ky vend,  boll ikje nga ky vend… Besoj se kam konsumuar të gjitha”, deklaroi një tjetër.