Protesta e biznesit/ Shehi: Qytetarët reagojnë kur rëndohen me taksa

schedule20:56 - 11 Prill, 2018

schedule 20:56 - 11 Prill, 2018

Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në “Byro Politike”, ka folur rreth protestës së biznesit të vogël kundër TVSH-s.
Shehi tha se shqiptarët duhet të reagojnë kur rëndohen me taksa të reja.

“Duhet të reagojmë ndaj të keqes. Shqiptarët duhet të reagojnë si të gjithë të tjerët kur rëndohen mbi një pagesë. Qoftë taksë, qoftë tarifë. Lekët janë lekë”, tha deputeti Shehi.

Më tej, kryetari i LZHK-s tha se për shkak të reagimit në lidhje me Rrugën e Kombit edhe Shqipëria po hyn në rrugën europiane.

“Duke filluar nga rruga e Kukësit se kjo ishte e para. Po hyjmë dhe ne në historinë europiane dalëngadalë se kur rëndon me një taksë të re, qytetarët reagojnë”, përfundoi Dashamir Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!