TikTok, dështon protesta e PD/ Më e dobëta e Partisë Demokratike që prej vitit 1997

schedule22:15 - 15 Mars, 2025

schedule 22:15 - 15 Mars, 2025

Berisha thirri të shtunën të rinjtë të protestonin për mbylljen e tik-tok. Rreth 200 veta të rinjsh dhe të vjetër u mblodhën para kryeministrisë.

Të udhëhequr nga lideri i tyre 80-vjeçar, protesta nisi në podium me fjalën të cilëve ua kishte premtuar të rinjve. Por mikrofonin e mori aktori Mehdi Malkaj. Shumë i indinjuar për mbylljen e Tik Tok, dhe pse vetë thotë se nuk e ka përdorur ndonjëherë.

“Ca inati ka ky me, pse kemi tik tok. O njerëz, po Tik-Toku ca ju bëri që nuk erdhët.”

Vipat e tik tokut e injoruan doktorin, ndërsa ata pak të rinj që folën, shprehën mërzinë për mbylljen e tik tok, por ishin vetë ata të cilët po e transmetonin live protestën për një mbyllje që nuk ka ndodhur akoma.

Edhe deputeti Asllan Dogjani, jo dhe aq i ri në moshë, që transmeton rregullisht në adresën e tij, në kuvend, u duk i zemëruar nga mbylllja e tik tok.

Berisha zgjodhi të mos e japë live në Tik Tok, dhe për këtë pergjegjesine ua la  të rinjvë.

“Jo, ishte radha e te rinjve sot, smund ta jepja une. Ua lashe te rinjve. Dëgjova fjalime të mrekullueshme. Hajde këtu, gjyshi më 12 maj do të ta hapë tik-tokun”

Protesta e cila ishte historike për nga numri i vogël i pjesëmarrjes, u ndërpre shpejt nga kreu i forumit rinor Besard Xhaferri, i ndërgjegjshëm se përgjegjësine e dështimit kësaj radhe do ta mbante ai vetë.

“Kjo protestë mbahet kundër mbylljes së Tik Tok. Por gjithë pjesemarresit kanë akses dhe po e perdorin lirshëm aplikacionin ( Plan mbyllje lundrim në tik tok)”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!