Protestuesit e protestës të organizuar nga PD janë nisur drejt Kuvendit. Pas protestës në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajti fjalën dhe lideri i opozitës Sali Berisha, u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë.
Ndërkohë që policia bëri të mundur shpërndarjen e protestuesve me ujë, teksa bën thirrje që të largojnë fëmijët nga protesta.
Opozita zhvillon këtë të enjte, 20 shkurt, protestën e radhës kombëtare. Tubimi mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara kryeministrisë.


