Protesta e banorëve, tërhiqet Shell: Nuk do të ketë shpime në lumin Vjosa

schedule18:10 - 2 Maj, 2021

schedule 18:10 - 2 Maj, 2021

Kompania e naftës Shell nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa. Pas protestës së banorëve të Përmetit, kompania pohon se gërmimet që po kryen kanë të bëjnë me një studim gjeofizik.

Sipas kompanisë, kjo metodologji që po përdoret bëhet për të fotografuar nëntokën, me qëllimin për të kuptuar nëse ka shtresa që përmbajnë naftë dhe gaz.

Megjithatë pavarësisht rezultateve të studimit gjeofizik, Shell thekson se do të respektojë një monument natyror të rëndësisë së vecantë sic është lumi Vjosa. Reagimi i kompanisë erdhi pas ankesës që banorët e Përmetit dhe Këlcyrës bën kundër shpimeve për naftë në brigjet e Vjosës.

Në vitin 2018, Shell nënshkroi një kontratë prej 40 milionë euro me qeverinë për të lejuar eksplorimin në këtë pjesë të vendit, i njohur ndryshe si Blloku 4. Ky bllok përfshin disa fshatra përreth lumit Vjosa.

Gjatë muajve të fundit, mbështetja për Vjosën është rritur jashtëzakonisht jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.

Si rezultat i fushatës, në mars qeveria ra dakord për një mbrojtje të nivelit të ulët duke e quajtur Vjosën “park natyror”.

Vjosa është e njohur gjerësisht si një nga ekosistemet më të spikatura dhe më të rëndësishme në rajon./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!