Protesta e 6 dhjetorit, Vokshi: Berishës i ka hasur sharra në gozhdë

schedule14:55 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 14:55 - 2 Dhjetor, 2022

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe publicisti Indrit Vokshi është shprehur shumë kritik ndaj protestës së lajmëruar nga Berisha më 6 dhjetor.

I pranishëm në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Vokshi u shpreh që kjo është një protestë e kamufluar me qëllime të tjera si dhe vetëm organizatat anarkiste dhe marksiste mund të bëjnë një protestë të tillë. Sipas Indrit Vokshit kjo protestë karakterizohet nga bizantizmi politik dhe në kushtet e moralitetit njerëzit i shfaqin qëllimet e tyre në mënyrë të hapur.

‘Protesta e Z.Berisha është kundër liderëve të BE, për ti thënë atyre që nuk duhet që të më izoloni. Ka pasur edhe një izolim të Berishës nga Partitë Popullore Europiane (PPE). Nuk i përgjigjen hapit dhe logjikës së sigurisë që BE dhe SHBA duan të ndjekin’, tha Vokshi.
Që regjimi i Edi Ramës duhet të denoncuar te BE kjo është dicka që duhet bërë patjetërm, tha Indrit Vokshi, por kjo duhet bërë nga PD legale me rrugë institucionale si miratimi i rezolutës së fundit në Parlamentin Europian.
Për Indrit Vokshin, Berisha me anë të kësaj proteste ‘do të marrë vëmendje të veçantë dhe janë thirrje të dëshpëruara të një politikani që i udhëheq mbështetësit e tij, që unë do tju prij në fitore, tani i ka hasur sharra në gozhdë, është kamuflim i qëllimeve politike, nuk është e nevojshme fare që liderët e BE të informohen përmes kësaj metode. /abcnews.al