Protesta e 6 dhjetorit, Hasimja: Rast i mirë për të marrë vëmendje nga BE-ja opozita, ja pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

schedule20:11 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 20:11 - 2 Dhjetor, 2022

Politologu, Ermal Hasimja komentoi në “Radarin Informativ” në Abc me moderatore, Juli Xhokaxhi, situatën aktuale të politikës në vendin tonë.

Hasimja tha se Shqipëria nuk ka vëmendje të jashtëzakonshme nga politik bërësit europanë dhe se vendi ynë po ecë me ritme të ngadalta në rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Më tej ai pohoi se protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga opozita, e cila përkon me Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është një rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e Bashkimit Europian.

Për sa i përket pikëpyetjes nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në samitin e BE-së në Tiranë, politologu tha se Serbia është një shtet që e ka të lehtë të luaj rolin e të “mërziturit” e të distancohet nga Europa, pasi pas saj qendron Rusia dhe Kina.

“Serbia luan herë pas here me këto lloj ujërash. Është një shtet që nuk e ka të vështirë të bëj të mërziturin dhe të larguarin, kjo sepse nga pas ka një faktor si Rusia dhe Kina”, tha Hasimja.

Në fund politologu tha se në vendin tonë vështirë se do ketë për një kohë të gjatë alternativa të reja politike.

“Alternativat e reja nuk do të ekzistojnë për një kohë të gjatë në vendin tonë. Nëse një forcë e re politike del sot, mbi të do të hidhet baltë dhe duhet të përballojë një kosto dhe baltën që vjen nga opozita dhe të përballet me një sistem të gjatë klientelistë”, tha Hasimja./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!