Protesta e 26 majit/ Basha mbledh grupin parlamentar dhe kryetarët e degëve

schedule15:11 - 23 Maj, 2018

schedule 15:11 - 23 Maj, 2018

Deputetët demokratë janë takuar për 30 minuta në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha.

Burime pranë kësaj partie, thanë për ABC News se kryetari Basha ka dhënë disa udhëzime të shkurtra, lidhur me protestën e të shtunës.

Demokratët do shpërndajnë edhe disa fletëpalosje me mesazhe, lidhur me arsyet për të cilat, qytetarët duhet t’u bashkohen të shtunën në orën 11.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Më pas Lulzim Basha zhvilloi një takim të dytë, këtë herë me krerët e degëve të PD për Tiranën. Edhe kjo mbledhje mësohet se ka pasur karakter organizativ. Kryetari Basha u ka kërkuar të takojnë qytetarët derë më derë, për t’i thirrur në protestë. /abcnews.al