Analisti Martin Leka thotë se mazhoranca nuk do të realizojë kërkesën e Sali Berishës, për krijimin e një qeverie teknike.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se qëllimi i Berishës, është të ruajë monopolin e Partisë Demokratike.
Ndër të tjera, Leka shtoi se e kaluara e ish kryeministrit është e mbushur me tragjedi dhe ndikime destabilizuese.
“Nuk ka asnjë shans, vetëm, nëse i lind vetë dëshira zotit Rama të bëjë qeverinë teknike. Absolutisht, kjo lloj mosbindje cvivile, këta njerëz që ka rreth vetes, kjo frymë që ka Partia Demokratike, ky impakt që ka kryetari i Partisë Demokratike në masën e gjerë të popullit, nuk e detyron Ramën. Impakti është ai që është. Sali Berisha ka probleme me të kaluarën dhe të tashmen e vet politike. Kemi tragjedi, si tragjedia e Gërdecit, hu humbën jetën 26 persona. Zgjedhjet e 1996, nuk u njohën botërisht, por u detyruan pastaj që ndërkombëtarët të vendosnin kufi me Partinë Demokratike. Ngjarjet e 1998, tentativa për grusht shteti. Dhe 21 Janari ku u vranë 4 protestues në bulevard. Problemi i protestës, ku kemi parë të njëjtat skema, për të ndryshuar diçka, mendoj se është thjesht për të karikuar masën e militantëve. Berisha ka synim të ruajë monopolin e liderit të partisë”, theksoi ai./abcnews.al